Një sulm i përgjakshëm u regjistrua pasditen e kësaj të marte në Orebro të Suedisë ku si pasojë deri më tani janë raportuar 10 persona që kanë humbur jetën.
Teksa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, në rrjetet sociale si dhe mediat suedeze janë publikuar pamjet e makthit me të cilin dhjetëra persona u detyruan që të përballen.
Agjencia suedeze e lajmeve, TT, është shprehur se autori i sulmit dyshohet të ketë vrarë veten, teksa nuk ka konfirmuar burimet e tyre.
Shefi i qarkut të policisë Orebro është shprehur se janë në procesin e identifikimit të kufomave, ndërsa nuk jep më shumë detaje rreth tyre.
Nga kontrollimet e deritanishme autoritetet nuk kanë një numër të saktë të plagosurve, teksa spitali i qytetit është në gjendje emergjence, ku katër persona janë futur në sallën e operimit pas plagëve të rënda në trup.
Policia i mbajti të mbyllur për disa orë nxënësit e shkollave aty pranë, pasi kishte dyshime që autori krimit mund të kishte bashkëpuntorë, por nuk rezultoi ashtu.
Situata nga dhuna në Oredro, një qytet me 155 mijë banorë, është përkeqësuar relativisht shumë gjatë viteve të fundit, pasi raste të tilla janë përsëritëse. Fatkeqësisht këtë herë pati edhe viktima.