Zgjedhjet e 11 majit/ Vonesa në publikimin e listave të zgjedhësve, KQZ apel bashkive: Merrni masa për të përfunduar procesin brenda afatit ligjor

2 Minuta Lexim

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Njoftim për bashkitë nga KQZ:

Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Nga monitorimi i bërë nga KQZ:

– Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.

– Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

– Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.

Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:

Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull