Braçe i kthehet Berishës: Duhet të kesh probleme mendore t’i thuash një fëmije mos shko në shkollë e mos mëso se të kanë mbyllur TikTok

1 Minuta Lexim

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pas apelit të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë në shkollë, por të mbrojnë mbylljen e TikTok.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe thotë se t’i thuash një fëmije mos mëso, mos shko në shkollë se të kanë mbyllur TikTok, duhet të kesh probleme mentale.

“Çfarë duhet të jesh që t’i thërrasësh një fëmije: mos shko në shkollë se të kanë mbyll TikTok! Por rri në TikTok, mos mëso, se po të mësosh të bën dëm, mos nxë se po të nxësh të bën dëm, por të lexosh e të rrish në TikTok.

Duhet të kesh probleme të mëdha, shumë të mëdha mentale që t’i thuash një fëmije që po të pengojnë lirinë e shprehjes.

Dhe po ta pengojnë lirinë e shprehjes se kanë mbyllur TikTok.

Nuk e di po është një tmerr, një tmerr që vazhdon dhe hyn në veshët e çdo fëmije, hyn në veshët e çdo prindi që praktikisht do që fëmija i tij të bëhet i ditur.

Dhe i ditur përmes kallashnikovëve në TikTok nuk bëhesh”, tha Braçe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull