Çfarë dihet për tragjedinë e rëndë në Koçan?

2 Minuta Lexim

Nga Bahri Cani-

Në tragjedinë e madhe në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën deri tani të paktën 59 persona, kryesisht të rinj. Por janë lënduar të paktën edhe rreth 155 të tjerë, e rreth 20 prej tyre gjenden më rrezik për jetën, thonë autoritetet atje.
Ky objekt ka qenë dikur, siç njoftojnë mediat lokale, një depo qilimash. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e ndezjes së fishekzjarreve të cilat shumë shpejt e kanë përfshirë edhe kulmin e pastaj të gjithe objektin.
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski ka konfirmuar numrin e viktimave. Po ashtu ka konfirmuar se disa persona janë arrestuar, ndër ta edhe peonari.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se 20 persona janë në gjendje kritike. Varësisht nga gjendja ata do të dërgohen për shërim jashtë vendit, si në Bullgari, Serbi e Turqi.
Viktimat janë kryesisht të moshës së re, disa media njoftojnë për moshën 14 deri në 25 vjeç.
Por gjendja akoma nuk është e qartë sepse ka dhe persona që akoma konsiderohen si të zhdukur.
Shqipëria dhe Kosova kanë ofruar menjëherë ndihmë.
Mediat lokale kanë njoftuar se të pranishëm në diskotekë mund të kanë qenë rreth 1500 persona.
Bëhet e ditur se në mesin e viktimave mund të ketë edhe anëtar të grupit që po performonte mbrëmë aty në klub, e flitet edhe për një sportist.
Janë publikuar edhe detaje të tjera për viktimat por nuk janë konfirmuar. Ndaj më mirë të presim të dhënat zyrtare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull