Qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të grumbullojnë mjaftueshëm ushqime dhe furnizime të tjera thelbësore për t’i mbajtur ata për të paktën 72 orë në rast krize, tha Komisioni i BE-së më 26 mars.
Në udhëzimin e ri të lëshuar të mërkurën, komisioni theksoi nevojën që Evropa të ndryshojë mentalitetin e saj, për të nxitur një kulturë të “gatishmërisë” dhe “rezistencës”, shkruan CNN.
Dokumenti prej 18 faqesh paralajmëron se Evropa po përballet me një realitet të ri të ndotur me rrezik dhe pasiguri, duke përmendur luftën në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, rritjen e tensioneve gjeopolitike, sabotimin e infrastrukturës kritike dhe luftën elektronike si faktorë kryesorë.
Lidhur me këto zhvillime, qytetare te shumte suedeze thonë se edhe disa ditë pas këtij vendimi, janë duke qëndruar në gjendje gatishmërie dhe duke blerë gjëra elementare në rast krize.
Madje, disa lexues nga Suedia thonë se po iu dërgohen fletushka që këto gjëra elementare të sigurohen në rast të ndonjë fatkeqësie apo lufte.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili thotë se Hungaria është mbështetëse e paqes, jo e konfliktit.
“Komisioni Evropian dëshiron që familjet tona të grumbullojnë furnizime për 72 orë, por pse? A po përgatiten për luftë? Hungaria nuk do të tërhiqet zvarrë në këtë çmenduri. Ne mbështesim paqen, jo konfliktin e pafund. Në vend që të reklamojmë pako luftarake, ne mbështesim planin e paqes të Presidentit Trump. Amerika tani është në anën e paqes. Evropë? Ende duke nxitur në mënyrë të pamatur për luftë. SHBA po negocion për një armëpushim, ndërsa elitat brukseliane kanë në plan të zgjasin konfliktin. Ata tani flasin për rekrutimin e detyrueshëm, gjuetinë politike të shtrigave, madje edhe një NATO paralele për të na marshuar”, shkruan Orban në X.