Nga Irena Beqiraj-
Shpesh propaganda , na ka bindur se mjafton te kesh nje diplome te mire ne xhep edhe ti meriton te behesh deputet , apo perfaqesues I larte I nje partie politike, pa qene asnje dite ne parti .
Alqi Bllako shetiti stende me stende partie me nje diplome te mire ne zhep .
Besart Kadiu nuk po zuri dot vendin qe meritonte diploma qe kishte ne xhep nga PD tek PS-ja . Zamira Sina bukuroshja e bere me punen vullnetare te mjeksise estetiste u ble nga tezgat e uljeve te partise demokratike , por na ofrohet me kranari si intelektuale sepse eshte dekane e nje prej kenetave qe kuderbon te arsimit tone te larte .
Miti I diplomave te mira ne xhep ngaterohet me te miren publike . Pse te genjej edhe Une deri 25 vjec kam pasur te njejten bindje, derisa ne 2000 e larget mentori im me dha nje mesim te mire .
E re, duke dyshuar per cilesine e dobet te shkollimit ne vendin tim , isha e bindur se nje shkollim i mire , nje universitet, nje titull prestigjoz do te me bente menjehere pjese te ajkes intelektuale edhe te respektuar te vendit. Shkollimi i mire te diferencon.
Tek ja thoja te gjitha keto nxitimthi , me entuziazmin e nje te riu, nje profesori te vjeter e te mencur , i qeshur , me pa me syte e ngritur mbi syzet optike edhe shtoi me nje anglishte te thjeshte edhe te ngadalshme :
“Shiko …..padyshim shkollimi i mire , nje titull prestigjoz eshte nje investim I rendesishem personal .
Por qe njohurite personale te marra nga shkollimi te kthehen ne te mire publike , njeriu duhet te kete integritet, parime, karakter e bindje te qarta .
Pa keto cilesi , cdo kualifikim , njohuri , zotesi, mbetet nje e mire personale , qe i sherben vetem individit , mireqenijes se tij , por kurre nuk mund te kthehet ne te mire publike. Me nje shkollim te mire moj vajze , do te jesh pjese e armates se te shkolluarve te vendit tend, por nese cdo veprim i yti nuk do te udhehiqet nga integriteti , parimet edhe bindjet e tua , nuk ke per te qene kurre pjese e intelektualeve edhe asgje qe ti ben nuk do jete nje e mire publike.
Cilat ishin bindjet e Bllakos , Kadise , apo Zamires ? Rruga e shkurter per te shetirur ne cdo stende a tregojne integritet ?
A mund tju gezohemi ne diplomave te tyre te mira ?