“E vëzhgonim, ia dinim të gjitha lëvizjet”- Nuredin Dumani tregon si thuri planin me Talo Çelën për ekzekutimin e Fatmira Dedës

4 Minuta Lexim

Në Gjykatën e Posaçme, Nuredin Dumani, ka treguar sesi thuri planin me Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës, e cila kërkonte drejtësi për djalin e saj të ekzekutuar Elvis Deda

Pjesë nga dëshmia në GJKKO:

Avokati: A mund të na thoni detaje të planifikimit të vrasjes së Fatmira Dedës?

Dumani: Pasi vendosëm me Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedes dhe diskutuam si të mos duket shumë e rëndë.

Ajo shkonte shpesh në varreza.

Ne e njihnim Fatmirën. Vinte aty ajo, ngaqë ju vra djali i saj. Vinte aty dhe i shante keta Qolët ajo.

Avokati: Kur e keni aktivizuar Dorian Shkozën?

Dumani: Ai u aktivizua pasi unë fola me Festim Qolin dhe Talo Çelën.

Pasi folëm me Festimin tek palestra në NishTulla fola me Talo Çelën të nesërmen, ose pas dy ditësh. Fola dhe me Qimen. Këtë të fundit e kam njohur nga Talo Çela në Elbasan. Ka pasur një makinë që jia dha Dorian Shkoza. Mjeti “Alfa Romeo” u aksidentua kur ai vëzhgonte lëvizjet e Fatmira Dedës. Më kujtohet pamja fizike e tij, por emrin nuk ia kujtoj.

Avokati: Pra ishit me Dori Shkozën dhe Qimen?

Dumani: Me Dorianin kisha folur vetëm unë.

Kur ne nisëm lëvizjet Doriani më gjeti një makinë. Na duhej për ndjekjen e Fatmira Dedës dhe vrasjen e saj.

Fatmira shkonte në orën 7 tek varrezat. Ne i mësuam të gjitha lëvizjet e saj. Ishte planifikuar që vrasja do bëhej tek varrezat.

Doriani u shkëput pas ca ditësh, pasi u frikësua pak.

Avokati: Si vazhdoi plani?

Dumani: E morëm vesh itenerarin e gjithë ditës së viktimës. E vëzhgonim me segmente kohore. Dinim kohën kur shkonte tek karburanti, kur shkonte tek varrezat dhe kur shkonte tek një spital tsk Currilat. Shumë herë e kam ndjekur edhe unë vetë.

Vëzhgimi niste jashtë lagjes. Edhe Talo e ka vëzhguar.

Por ndërsa ne vëzhgonim erdhi Festimi nga jashtë shtetit. Na tha “pse se keni bërë”.

Unë tek varrezat nuk e mora përsipër ta bëja, se duhet të ecnim shumë në këmbë.

Aty pastaj vendosëm ta bëjmë vrasjen tek garazhi. Aty hyri në lojë Agroni.

Avokati: Kur e ndryshuat planin, cili e vendosi?

Dumani: Unë me Festimin.

Avokati: Kishe folur ndonjëherë me Petrit Qolin për këtë?

Dumani: Jo, deri para ndryshimit të planit nuk kam folur as me Gonin as me Petritin.

Avokati: Si ndodhi pastaj?

Dumani: Ne vendosëm ta bëjmë tek garazhi, por të dukej si grabitje.

Festimi më tha që do të ndihmojë edhe Agroni. Do të ishte informator.

Pasi ne hoqëm dorë nga vrasja tek varrezat, Festimi tha që më mirë të vritej tek garazhi dhe të dukej si grabitje.

Unë i thashë që është vështirë, pasi do jemi në qytet.

Festimi i bëri vetë punët e veta me vëllain e vet dhe kushëririn e vet.

Pasi u konsultuam, morëm dhe miratimin e njerezve të tij.

Madje na tha qe do kishim garanci mos na kapte policia. Këtë nuk e besova, se unë isha me makinë pa dokumente dhe me arme me vete.

Unë i mora masat që të mos na ndalonte policia dhe ashtu ndodhi.

Disa ditë më mbrapa, Festimi më tha që do marrësh një telefon ti dhe Agroni. Nuk do flisni  me to, por vetëm një sms “erdha, s’erdha”.

Talo nuk e kundërshtoi planin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull