Edicioni i VI- të i Çmimit Letrar Mbarëkombëtar “Vexhi Buharaja 2025”

1 Minuta Lexim
Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo ka njoftuar shpalljen e thirrjes per edicionin e VI te cmimeve letrare mbarekombetare “Vexhi Buharaja 2025. Ne faqet publike te tij, kryetari qe nismoi kete cmim te pervitshem ben me dije se:

Edicioni i VI- të i Çmimit Letrar Mbarëkombëtar “Vexhi Buharaja 2025” rikthehet edhe këtë vit dhe fton çdo shkrimtar apo përkthyes të marrë pjesë.

Gjinitë letrare në të cilat do të konkurrohet janë:
1.Cikël poetik me 7 poezi
2.Cikël me 9 poezi të përkthyera

Krijimet dhe përkthimet do të vlerësohen nga juria e nderuar e përbërë nga: Prof. Dr. Ymer Ciraku, Prof. Ass. Dr. Maklena Nika, Aleksandër Çipa, Rita Petro dhe Yzedin Hima.

Fituesit do të përfitojnë:
-Shumë monetare
🏆Kupën, e cila tashmë është kthyer në simbolikë të këtij çmimi
📚Një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja

📩Dërgo krijimet në [email protected]
❗Afati i fundit deri në 10 maj
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 23 maj, në bibliotekën “Vexhi Buharaja”.
*Për çdo paqartësi kontaktoni në nr. e telefonit +355696567838

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull