Fatmir Mediu ka marrë pjesë në takimin e PD për arsimin.
Nuk dihet pse duhej thirrur Mediu për të folur për arsimin, por duket se atij i ka mbetur mendja tek Gërdeci.
Kjo, pasi iu kujtoi mësuesve se ata duhet të digjen për të tjerët.
Ndoshta i kujtohen viktimat e Gërdecit që u dogjën të gjallë në biznesin e Shkëlzenit, se ishte dhe afër vendit të krimit, në Kamëz.
“Mësuesi është si qiriri që digjet për të ndriçuar jetën e të tjerëve, arsimi është baza për të ardhmen e shoqërive, përulem para jush, mësuesve, pedagogëve të mi, uroj festën e dua t’i uroj festën z.Berisha si një nga pedagogët më të jashtëzakonshëm që ka njohur plejada ime si student.
Jemi në një moment historik, momentin për të bërë atë që duhet për fëmijët tanë, familjet dhe arsimin në Shqipëri. Arsimi është lënë në harresë me qëllim, pasi frika, injoranca e varfëria janë më të lehta për t´u kontrolluar dhe qeveria e Edi Ramës e ka më të lehtë të bazohet mbi këta elementë. Varfërinë dhe mosdijen, na takon ne ta ndryshojmë, pasi ndryshe Shqipëria nëse s´ngrihet me diasporën më 11 maj, do të shkojë në harresën e honës së korrupsionoit.
Problemet e mëdha në shkolla, droga prostitucioni kanë të bëjnë dhe me arsimin e dijen. Shqipëria madhështore që thotë Berisha, është Shqipëria madhështore e Kamzës, pedagopgëve dhe njërëzve të thjeshtë dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë madhështore”, tha Mediu.