Gazetari: “Prisni arrestime para zgjedhjeve” Në lupën e SPAK janë 10 kandidatë për deputetë

1 Minuta Lexim

Gazetari Julian Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbi arrestimet e SPAK, duke paralajmëruar se do të ketë ndalime para zgjedhjeve të 11 majit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story”, Kasapi u shpreh se “në lupën e SPAK janë 10 kandidatë të PS për deputetë”.Ndër të tjera ai komentoi punën e SPAK, ku tha se gëzon mbështetje të madhe publike, pasi ka arritur të godasë të ‘fortët’ që janë konsideruar si të paprekshëm.

Tani është momenti që të bëjë… në lupën e saj janë mbi 10 kandidatë të PS, të cilët janë për deputetë. Kemi dëgjuar për këta persona që deri dje kanë pasi imunitet. SPAK po tenton të bëjë, apo të shmangë historinë e përplasjes së Kuvendit. Tani është momenti.

Ndaj them që s’ka listë zgjedhore për SPAK, është momenti për të bërë veprimet e saj, ky është informacion që më ka mbërritur. Janë figura që dihen që janë politike dhe SPAK po tenton të shmangë përplasjen dhe të bëjë ndalime para zgjedhjeve”, tha Kasapi.

 

Lajme të ngjashme

TAGGED:
Shpërndaje këtë artikull