Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të paraqesë të martën në Parlament Programin Afatgjatë të Armatimeve (MPAE), i cili synon të përcaktojë investimet strategjike të mbrojtjes për vitet e ardhshme.
Në një kohë kur Bashkimi Evropian përgatitet për një iniciativë të pashembullt prej 800 miliardë eurosh në sektorin e mbrojtjes, Greqia ka planifikuar të investojë të paktën 28 miliardë euro në mbrojtje nga viti 2025 deri në 2037, shkruan A2 CNN. Kjo do të përkthehet në shpenzime mesatare prej 2 deri në 2.5 miliardë euro në vit.