Hakmerret Ukraina, kryen sulm masiv me dronë në Moskë

1 Minuta Lexim

Ukraina ka kryer sulm masiv me dronë në Moskë dhe rajonin e saj, duke vrarë të paktën një person dhe duke dëmtuar ndërtesa të banimit dhe infrastrukturë tjetër, teksa diplomatët prej Uashingtonit dhe Kievit përgatiten për t’u takuar në Arabinë Saudite.

Sipas Andrei Vorobyov, guvernatorit të rajonit të Moskës, tre persona janë plagosur në sulmet që kanë ndodhur në orët e para të 11 marsit. Për viktimat është raportuar për qytezën Vidnoje dhe fshatin Jam, afër qytezës Domodedovo.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se 337 dronë të nisur nga Ukraina janë rrëzuar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull