Karaktere kohe dhe jete ne “ Prestanome” te Helidon Halitit

4 Minuta Lexim
“Prestanome” eshte ekspozita qe do te duhej te meritonte gjithe vemendjen e reportereve te artit qe s’jane dhe te gjithe atyre te kultures, neper mediat tona. E sjelle ne galerine modeste, por shpesh te populluar per shkak te kalendarit te ngjeshur te ekspozimeve, FAB, kjo ekspozite eshte prove imponuese e talentit dhe prurjeve sugjestionuese te piktorit Helidon Haliti. Nje artist shqiptar qe e di sa e vogel eshte Shqiperia kulturore dhe aq me shume ajo artistike, sot.
Eshte nje ekspozite si deshmi e plote rritjeje ne ngjyren vetanake te piktorit por me risi te pazakonta artistike.
Piktori Haliti vjen si artist i karaktereve te prekshme ne jete, me te cilet ka kaluar dite bashkebisedimesh, ka testuar dialogueshem peshen mendore dhe dijesore te tyre dhe me penelin e vet paralelisht ka misheruar ne ngjyre karakterin antropologjik dhe sidomos ate te brendise mendore vetiake te seicilit. Ne kete galeri karakteresh qe ka krijuar, mjeshtri Haliti ka sendertuar raportin mes ngjyres dhe fjales per te na dhene imazhin real e te papersedytshem te seicilit personazh, duke mundur te skriptualizojme vetvetishem, permes seicilit portret, specifikat karakteriale dhe antropologjike.
Kjo ekspozite eshte fryt i nje pune te dale prej punes intervistuese ne studion e vet, permes ndihmes se kameres se televizionit publik, ne podcastin “ Mes dy boteve”.
Ndersa te ftuarit e tij, i jepnin fjalen dialoguese dhe rrefyese, refleksionuese dhe analizuese, piktori- moderator Haliti, realizoi ne nje proces dhurimtar portretet e tyre.
Sikunder studio e piktorit ftues ka karakteristiken e vet, shenjen komplekse te kurimit prej artistit Haliti, ku çdo pune e çdo objekt eshte unike por ne brendine e te qenit çdo send per nje studio, edhe portretet e pikturuar me mjeshteri artistike, me talent dhe fuqi maksimale shprehjeje, jane te gjithe mbartes te asaj qe spikat si ngjyre qe krijon imazhin dhe mendimin, te shtyn te fitosh fjale dhe te heshtesh fjale, duke i pare.
Portretet e kesaj galerie qe Helidon Haliti ka sjelle ne kete ekspozite, jane te gjithe imazhe fytyrash me kohe dhe mendime, me gjendje dhe thellina psikokarakteriale.
Artisti Haliti ka sjelle portrete te shume personave publike dhe te disa personaliteteve te jetes shqiptare ne kete ekspozite.
Tek seicili prej tyre, ka gjetur jo vetem me natyrshmeri atipiken, specifiken dhe te shqueshmen vetiake, por talentueshem prej seicilit, ka ngjizur ne fytyren e veprave -portrete shumeçka prej psikologjise, gjuhes faciale dhe te syve individuale.
Peneli i tij ka sjelle ne ngjyre dhe ne vizatim, gjuhen shprehese te seiciles fytyre dhe te seicilit karakter.
Ne ekspoziten e fundme te ketyre diteve, “Prestanome”, piktori Helidon Haliti paraqet nje galeri portretesh qe flasin, ne gjuhe te plote e te thelle si vepra artistike “ Mes dy boteve”.
Ata, jane miq te tij dhe personazhe te se perditshmes publike, por pikturat jane pune mjeshterore per nje udhetim dhe shfaqje mes jeteve dhe koheve…
Ne syte e publikut, kjo pune e ketij talenti, nuk ka arsye pse te mos ofrohet prej te gjitha kamerave dhe aq me shume fotografimeve, si nje gje e veçante dhe e pagjendshme tjeterkund, veçse tek: “ Prestanome”.

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull