Kreu marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare dhe e drogoi bashkë me dy shoqet, lihet në burg Rinald Rakipaj

1 Minuta Lexim

Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë” Arrest në burg” për shtetasin Rinald Rakipaj i arrestuar dy ditë më parë.

40 vjeçari akuzohet për veprën penale “ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur “ dhe “ nxitja për përdorimin e drogës”.

Ngjarja është regjistruar në datë 22 Mars , ndërsa Rakipaj dyshohet se edhe ka kryer marrëdhënie me një 15 vjeçare.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrest ne burg, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë duke caktuar arrest ne burg.

Referuar ngjarjes 40-vjeçari dyshohet se bashke edhe me një tjetër shtetas për të cilin ka nisur procedimi penal kane nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeç të konsumojnë lendë narkotike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull