Kushëriri i JD Vance luftoi për Ukrainën: Ajo që i bënë Zelensky-t ishte e turpshme

2 Minuta Lexim

Ngjarja është publikuar nga e përditshmja franceze Le Figaro, pas një fushate të tërë përbuzjeje ndaj JD Vance në media sociale, kryesisht në X, ku ai bëhet me faj për qëndrimin që pati ndaj presidentit Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale dhe për qëndrimet konktradiktore për Ukrainën

Nate Vance, kushëriri i zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, shërbeu katër vjet në Marinën e SHBA-ve, përpara se t’i bashkohej grupimit “Da Vinci Wolves” të Ukrainës në vitin 2022.

Një shok ushtar kujton: “Ai mori një pushkë, goditi një objektiv 800 metra pesë herë – askush nuk qeshi pas kësaj”.

Ngjarja në fakt është publikuar nga e përditshmja franceze Le Figaro, pas një fushate të tërë përbuzjeje ndaj JD Vance në media sociale, kryesisht në X, ku ai bëhet me faj për qëndrimin që pati ndaj presidentit Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale dhe për qëndrimet konktradiktore për Ukrainën.

Duket megjithatë se Nate, kushëriri i JD, nuk ka pasur dyshime se kush është agresori në luftën në Ukrainë dhe kush duhet të mbrohet e ndihmohet.

Një tjetër mik, Sergiy Filimonov, kujton: “Ai është një luftëtar gjakftohtë – ne duhet të kishim vdekur 15 herë, por i mbijetuam secilit sulm”.

Nate u largua nga shërbimi në janar 2025, por mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Ukrainën. Thotë megjithatë se JD Vance nuk pyeti kurrë për përvojën e tij.

“Vance është i zgjuar, por qëndrimi i tij në Ukrainë duket si lojëra politike. Ajo që ata i bënë Zelenskyt ishte një turp. Të jem i lidhur nga gjaku me të nuk do të thotë që unë të pranoj të ndihmoj në vdekjen e shokëve të mi të luftës”, i ka thënë ai gazetës franceze.

Nga JD Vance ndërkaq, nuk ka komente lidhur me çështjen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull