Nga Arber Dalmati-
Ish kryeministri socialist, deputeti ne disa mandate qysh nga viti 1992, Pandeli Majko permes nje statusi ne fb ka siluruar sot mesazh therres per raportin mes themeluesve dhe skualifikimeve te kryetarit aktual te PS-se, Edi Rama. Ne statusin e vet Majko shkruan:
“Mirëmëngjes! Me një foto të kandidatëve të PSSH në Tiranë, në zgjedhjet e 1992!…
Jam i fundit, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që dolën nga ato zgjedhje!
Partia Socialiste është nje mal që rri dhe shikon përkohshmërinë! MALIN nuk e bën balta!
Do tja dalim!”
Pandeli Majko eshte aktualisht kandidat per deputet ne listat e hapura te Tiranes. Analistet mendojne se veshtire eshte per te arritur suksesin per nje mandat vijues. Lista e emrave te njohur socialiste ne kete pozicion per Tiranen eshte e madhe dhe numrat e mundshem jane pak. Ne mesazhin e Majkos ndihet qartazi nenteksti therres, duke evokuar nje foto te rralle te kandidateve per deputete te PS-se ne vitin 1992, nga te cilet, sic nenvizon Majko eshte i fundit nga ai grup parlamentar qe ka mbetur deri ne legjislativin aktual. Sipas Majkos, PS “rri dhe shikon perkohshmerine…, por Malin nuk e ben balta,- e perfundon mesazhin e vet Pandeli Majko.
Reflektime te tilla me fuqi nenshprehjeje jane pjese e nje lufte te heshtur qe ka nisur tashme brenda PS-se dhe sipas te gjitha gjasave do te shpertheje edhe me teper ne te ardhmen e afert ne PS-ne e Edi Rames.