“Nuk zgjodhi të ishte punonjëse s*ksi”, Elton Iliriani: Parashqevi Simakun e kanë ‘goditur’ persona publikë, por nuk thuhen të gjitha

3 Minuta Lexim

Elton Iliriani ka ndarë mendimet e tij rreth karrierës dhe jetës së këngëtares, Parashqevi Simaku, gjatë një interviste të fundit në emisionin “Opinion”. Ai ka folur hapur për vështirësitë që këngëtarja ka përjetuar pas largimit të saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me synimin për të realizuar ëndrrën e saj në Hollivud.

Iliriani ka treguar se Parashqevi Simaku ka hasur shumë pengesa në këtë rrugë, jo vetëm për shkak të mungesës së mbështetjes, por edhe për shkak të goditjeve që ka marrë nga bashkatdhetarët e saj.

“Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi të ishte një ‘punonjëse seksi’ siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë”, tha Iliriani. Ai theksoi se, kur Simaku ka shkuar në Hollivud, nuk ka pasur mbështetje nga shqiptarët dhe është goditur që në hapat e saj të parë atje.

Përveç kësaj, Iliriani mohoi kategorikisht thashethemet që kanë qarkulluar rreth jetës së këngëtares, duke i quajtur të pavërteta ata që thonë se Parashqevi Simaku ka përdorur drogë ose ka qenë e alkoolizuar.

“Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, shtoi ai.

Në fund, Iliriani la të kuptohej se di më shumë rreth asaj që ka ndodhur me Simakun, por preferoi të mos i zbulojë të gjitha detajet, duke theksuar se disa gjëra nuk mund të thuhet. Ai gjithashtu foli për përndjekjen që Parashqevi ka përjetuar nga disa persona publikë në Shqipëri që kanë tentuar të shkatërrojnë karrierën e saj, madje edhe në jetën private me familjen e saj.

“Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull