“Plumba dhe Para” – 17 vite nga rragjedia e Gërdecit: Çfarë zbuloi dokumentari i Al Jazeera-s dy vjet pas tragjedisë

1 Minuta Lexim

Sot bëhen 17 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku për shkak të shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi.

Më poshtë po risjellim një dokumentar të realizuar nga rrjeti ‘Al Jazeera’ në vitin 2010, dy vjet pas shpërthimit tragjik. Ky dokumentar tregon se çfarë ndodhi në Gërdec, si u trajtua hetimi i kësaj ngjarjeje nga institucionet shqiptare, si edhe sjell dëshmi e të dhëna nga familjarët e viktimave, gazetare dhe politikanë të opozitës së kohës.

Asokohe, dosja e Gërdecit mbeti e pahetuar për shkak të influencës së qeverisë së atëhershme dhe çështja u mbyll me disa dënime të papërfillshme të pronarëve dhe administratorëve, ndërsa ministra e zyrtarë qeveritarë të përfshirë në këtë aferë nuk u prekën nga drejtësia.

Vetëm pas 15 vitesh, në sajë të betejës për drejtësi të nënës së njërit prej fëmijëve viktima, çështja është rihapur pas rekomandimeve të Gjykatës së Strasburgut.

SPAK ka në proces hetimi çështjen Gërdeci dhe, për këtë, është thirrur disa herë në SPAK ish-ministri Mediu dhe politikanë të tjerë të përshirë, por edhe i biri i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull