Rama inspekton Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në një aset strategjik të NATO-s

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar Bazën Ajrore të Kuçovës.

Rama shprehet se Baza e Kuçovës po kthehet në një aset strategjik të NATO-s. Gjithashtu, tha ai, modernizimi i Forcave Ajrore, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.

“Në Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.

Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare”, shprehet Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull