Rama mbledh ministrat dhe kryesinë e grupit të PS më 7 e 8 mars

1 Minuta Lexim

Kryeministrit Edi Rama do të mbledhë në fundjavë (7 dhe 8 mars) në vilën qeveritare në Tiranë ministrat, drejtuesit politikë dhe kryesinë e Partisë Socialiste.

Raportohet se fokusi i takimit është puna përgatitore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat do mbahen më 11 maj.

Kryesocialisti në këtë takim pritet të bëjë një analizë të thellë për punën e bërë deri më tani dhe hapat që do ndjekë në vijimësi për betejën elektorale, ku PS kërkon një mandat të katërt në krye të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull