Rama: Në shkolla, siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e shkollave profesionale

1 Minuta Lexim

Kryesocialisti Edi Rama po prezanton programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt.

“Në mandatin e katërt do të nisin programin e ushqimit në shkolla, si dhe program afterschool që është bazë në programin shkolla qendër komunitare. Brenda 2026 shkollat do të mbrohen me kamera inteligjente dhe ulja e bullizmit apo kopjet në klasa do të jenë drastike, është një projekt i përfunduar.

Shoqëria e transportit rrugor ku do të transportohen fëmijët falas nga shkolla në shtëpi. Do të dyfishohet numri i nxënësve në arsim profesional.

Do të ndërtohen shkolla si dhe rindërtimi i konvikteve në shkollat profesionale. Në Shqipërinë 2030, 35 % e nxënësve të studojnë në shkollën profesionale. Nxënësit do të kenë një trajtim të posacëm dhe familjet që janë në periferi do tu jepet mundësia që fëmijët ti cojnë në dorë të sistemit publik dhe do të kujdeset sistemi publik për ta.

Do të shtohen disiplinat sportive dhe synojmë që 20 000 fëmijë dhe adoleshentë të jenë të angazhuar ne zinxhirin e ekipeve sportive. E trefishuam financimin për univesitetet. Ne do të bëjme investime në Universitetin e Tiranës dhe do të thellojmë ndërkombëtarizimin përmes aleancave me universitete e BE. “

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull