Rama tallet me koalicionin e Berishës: Kujtim Gjuzi është simbolika e ‘Shqipërisë Madhështore’, imagjino të hyjmë në histori me të

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin opozitar të drejtuar nga PD, ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Ai tha se simbolika e këtij koalicioni është Kujtim Gjuzi.

“Po shkojmë drejt një riunifikimi të Europës. Në mars do të hapim zyrtarisht grupkapituj të tjerë të negociatave. Ky proces, është një proces që kemi 1000 vetë që janë në punë, që merren me këtë proces. Duhet të fokusohemi të gjithë te ky proces. Sepse shpejtësia marramendëse e kësaj sfide është marramendëse.

Imagjino tani që të hyjmë në histori me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore. Ne nuk ka duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në BE. Kur unë bëj një shfrytëzim metaforik të gjuhës shqipe, ka njerëz që skandalizohen.

Ndërkohë kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe, duke përdorur fjalët kriminel, barbar dhe gjithë të tjerat, kjo është normale. Kënetë e çfarë kënete. Edhe ai bufi i kënetës është ku e ku me këtë bufin tjetër. Alternativa ndaj nesh është kënetë”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull