Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, pavarësisht moshës (tashmë 32 vjeç), po bën një paraqitjen të mirë me kampionët e Gjermanmisë. Loja e tij në mesfushë, me luftimet e vazhdueshme dhe shkatërrimin e topit, e ka ngritur atë në një lojtar kyç për Leverkusen.
Një gjendje fizike për t’u patur zili nga Xhaka, të cilën e konfirmoi për mediat. “Jam në formë. Ndoshta më në formë se vitin e kaluar. Sigurisht që nuk po bëhem më i ri, por me sa duket nuk më duket dhe aq”, tha Xhaka.
Duke folur për skuadrëm ai shtoi: “Jemi ende shumë të qëndrueshëm, bëjmë pressing lart, luajmë edhe një-në-një dhe kjo më ndihmon”, u shpreh mesfushori shqiptar, por që ka luajtur për kombëtaren e Zvicrës.
Pas ndeshjes, Xhaka ka falënderuar edhe trajnerin e tij, Xabi Alonso: “Pasi shënojmë gol ai vjen menjëherë tek ne duke bërtitur më shumë, më shumë. Nuk dëshiron të ndalet kurrë. Një mentalitet i qartë për një trajner që nuk dëshiron t’i shohë kurrë lojtarët e tij të kënaqur”.
Megjithatë, përveç ndikimit të trajnerit bask, lojtari tha se ai u rrit gjithashtu duke parë lojën dhe qëndrimin e Toni Kroos në fushë. “Sigurisht që ju shikoni lojtarët e mëdhenj, për të parë se si e bëjnë këtë. Dhe unë jam një fans i madh i Toni Kroos. Ai e bën shumë, ai tregon djathtas dhe më pas luan në të majtë,” tha Xhaka.