Sherr mes dy personave në Lubonjë/ Goditi me levë 37-vjeçarin, në kërkim autori

1 Minuta Lexim

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në fshatin Lubonjë. Një 41-vjeçar pas konfliktit të dyshuar për motive të dobëta ka goditur me levë 37-vjeçarin, banues në Estoni

Si pasojë e goditjes 37-vjeçari është dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja ka ndodhur më 29.03.2025, ndërsa 41 vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

“U shpall në kërkim shtetasi 41 vjeç, banues në Picar, Selenicë, pasi më datë 29.03.2025, dyshohet se për motive të dobëta, në fshatin Lubonjë, ka goditur me sende të forta (levë) shtetasin 37 vjeç, banues në Estoni, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull