Tragjedia me 59 viktima në Koçan: 20 pacientë të tjerë shtrohen në spital, mes tyre edhe tre zjarrfikës

2 Minuta Lexim

Edhe 20 persona të tjerë që ishin në diskotekën ku shpërtheu zjarri në Koçan janë shtruar në spital për trajtim të mëtjmë. Nga këta, tre janë zjarrfikës që u lënduan gjatë përpjekjeve për të shuar flakët dhe për të shpëtuar personat e mbetur brenda ambienteve të diskotekës.

Lajmin e ka bërë të ditur Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë ditës së djeshme, janë hospitalizuar 20 raste të reja, duke përfshirë tre zjarrfikës. Me këtë, numri i personave të hospitalizuar, pavarësisht transferimit jashtë vendit, arrin rreth 90 të lënduar. Prej tyre, 60 persona janë në Qendrën Klinike, 17 në SPQ 8 Shtatori dhe 12 në Shën Naumi i Ohrit.

Në Axhibadem Sistina ka 8 të lënduar, ndërsa në Zhan Mitrev 6. Sot jashtë vendit janë transferuar 24 të lënduar, prej të cilëve 13 në Serbi, dy në Slloveni, katër në Letoni, një në Bullgari dhe katër në Austri.

Në Serbi, një person është hospitalizuar në Qendrën Klinike Nish, katër në AUM dhe tetë në Qendrën Klinike Beograd. Numri i plotë i të lënduarve jashtë vendit arrin 73. Priten transporte të reja gjatë natës për Athinë, Greqi dhe Zagreb, Kroaci. Sot arritën edhe ekipe nga Izraeli nga Qendra Sheba. Ekipet e Çekisë dhe Izraelit janë në Qendrën Klinike në Shkup”, njoftojnë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull