Trump ndërpreu ndihmat ushtarake, reagon kryeministri i Ukrainës

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, zhvilloi këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku foli mbi ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën .

Shmyhal u pyet mbi për pasojat e mundshme të ndërprerjes së mbështetjes, duke theksuar se një vendim i tillë do të kishte një ndikim negativ të madh në jetët e civilëve.

Shmyhal nënvizoi se mbështetja ushtarake e SHBA-së ka shpëtuar tashmë “mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra” jetë, duke kontribuar në mbrojtjen e qyteteve ukrainase dhe përpjekjet e ushtarëve ukrainas në vijën e frontit.

Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të të dhënave për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve me dron dhe raketa nga Rusia.

Ai tha se Ukraina është “shumë mirënjohëse” ndaj popullit amerikan, Kongresit dhe administratës për mbështetjen e vazhdueshme gjatë më shumë se tre viteve të luftës kundër pushtimit rus.

Kryeministri ukrainas theksoi se SHBA mbetet partneri strategjik më i rëndësishëm i Ukrainës. Ai siguroi se Ukraina do të vazhdojë të punojë për të ruajtur dhe zgjeruar këtë bashkëpunim në mënyrë të qetë dhe diplomatike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull