U shpall fajtore për përvetësim fondesh të BE-së, Marine Le Pen përjashtohet nga politika aktive për 5 vjet

1 Minuta Lexim

Marine Le Pen është përjashtuar nga pjesëmarrja aktive në politikë, pasi një Gjykatë franceze e shpalli atë fajtore për përfitim të jashtëligjshëm të fondeve të Bashkimit Evropian.

Së bashku me Le Pen,  edhe tetë eurodeputetë të ekstremit të djathtë francez, Rassemblement National, do të përjashtohen për një afat të caktuar nga politika.

Vendimi i Gjykatës është me efekt të menjëhershëm, teksa pesë vjet do të jetë distanca kohore në të cilën Le Pen nuk do të lejohet të marrë pjesë në politikë.

Tetë eurodeputetë të Rassemblement National po ashtu janë shpallur fajtorë nga Gjykata, pasi kanë përfituar prej fondeve të Bashkimit Evropian në mënyrë të jashtëligjshme.

“Marine Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve publike në shumën prej 474 mijë eurosh”, deklaroi kryetari i gjykatës.

Prokurorët publikë kanë kërkuar që Le Pen-it t’i jepet një gjobë prej 300 mijë eurosh, një dënim me burg dhe që ajo të ndalohet të mbajë ose të kërkojë  një post politik për pesë vjet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull