VIDEO/ “Bashkë me Diasporën shkojmë në 1 milion vota”, Rama: Dera e BE s’do qëndrojë gjithmonë e hapur! S’mund ta humbim këtë tren

3 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë me një takim me kandidatët për deputetë në Tiranë në selinë e Partisë Socialiste.

Kreu i PS tha se, në zgjedhjet e 11 majit, forca politike që ai drejton mund të shkojë na afro 1 milion vota. Në takimin me kandidatët e PS për deputetë për qarkun e Tiranës, Rama foli edhe për 5 opozitarët që iu bashkuan PS.

“Në skuadrën e 11 majin ne kemi edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë kanë parë sesa pa lidhje dhe e kot është të besoj se mund të vijë diçka e mirë duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh.

Është e mirëpritur për mua sepse PS është shumë më e gjerë sesa vetvetja sepse perimetri i anëtarësisë së vet. Në fund të ditës ne jemi këtu mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve, të cilët më votën e diasporës mund të shkojnë afër 1 milionë.

Ne duhet të jemi të gatshëm që PS-në mund t’ia vëmë në diaspozicion të gjithë atyre që ndajnë qëllime të mëdha. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një moment zgjedhor si ky me një peshë specifike gjeopolitike”, tha Rama.

Rama thotë se Shqipëria nuk mund ta humbë trenin për të hyrë në BE.

“Asnjëherë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale, është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur përgjithmonë por që rrethanat e brendshme të Evropës e kanë hapur, dhe ato janë përputhur me rrethanat tona të brendshme, ku si rezultat i arritjeve dhe përpjekjeve, ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment.

Ky është një nga ato momente ku treni i historisë kalon për para nesh dhe duhet të jemi të vetëdijshëm që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion. Nuk rri pafundësisht sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia dhe në varësi nga lidershipi dhe kapaciteti i klasës politike, vendi e kap trenin ose e humbet. Ne nuk duhet ta humbim këtë tren.”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull