VIDEO: “Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca mi gocë” – Manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së

1 Minuta Lexim

Partia Demokratike ka 12 vite që ankohet pa pushim për manipulimin e zgjedhjeve duke ngritur akuza e kauza në emër të votës së lirë. Madje kanë djegur mandate e bojkotuar zgjedhje në emër të kësaj kauze.

Por kur vjen puna për procese votimi brenda vetes manipulimi është i frikshëm. Në videon e publikuar nga gazeta TemA duket një nga momentet kur komisionerët e PD i shtojnë votat në një qarqet e vendit.

Kujtojmë se primaret sollën përçarje në PD, ndërsa disa demokratë u tërhoqën pasi deklaruan se Sali Berisha e përdori këtë proces si një “strategji” për të larguar me lezet ata persona që nuk i shkojnë nga pas.

Adriana Kalaja një nga militantet më ekstreme të Berishës dhe që i kishte paraqitur hapur kryetarit të PD-së  ‘faturën’ për një vend të sigurt në listë, përmes një postimi në Facebook la të kuptohet pas përfundimit të Primareve se ka dalë e zhgënjyer nga ky proces. Ajo pranoi se procesi i Primareve në Partinë Demokratike ka pasur problematika.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull