Zbardhen projektet për Bylisin dhe Klosin

1 Minuta Lexim

Pas miratimit të Planit të Menaxhimit të Parkut të Bylisit dhe atij të Klosit, është hapur gara për përzgjedhjen e kompanisë që do të implementojë planin që synon të rijetëzojë dhe ta kthejë Bylisin në një prej parqeve më të vizituara në vend.

Arkeologët që kanë hartuar planin tregojnë se projekti do të shtrihet në tre faza.

Jo vetëm që synon që itinerari në Bylis dhe Klos të jetë më interaktiv për turistët, por këta të fundit të kenë më shumë akses për t’u njohur me historinë ilire përmes Muzeut që do të ngrihet aty.

Ekzekutimi i planit parshikohet të kryhet brenda një periudhë 5-vjeçare, ndërsa vetë ky projekt ambicioz mbështetet nga Bashkimi Europian me një fond që arrin gati 7 mln Euro dhe që do të menaxhohet nga Agjencia Italiane për Zhvillim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull