7 Prill 1939, tragjedia qe nuk e themi!

2 Minuta Lexim
Nga Sadik Bejko-
7 PRILL 1939
Një tragjedi e Shqipërisë, e shqiptarëve. (Nuk e themi…?) Historia jonë. Jo e pëlqyer.
E përsëritshme për dje, sot a nesër?
(Jemi në zgjedhje.Nuk e themi.)
…një njeri që merr frymë e dritë prej të gjalli… është një njeri si unë e siç je ti.
Të gjithë një jetë prej njeriu kemi. Unë, ti, ai tjetri… Jetë…gjallim. As më shumë, as më pak.
Ndryshon puna, kur dikush më vë në litar.
Unë varem nga era, me këmbët në erë
Tani jam njeriu plus litarin në fyt.
Litari ma shkurton jetën… dhe këtu gjithçkaje që quhet ngjallim, zgjatim jete.. merr fund.
Me një ndryshim. Në qentë jeta ime poshtë litarit, gjallimi im fiket me fund.
Në qentë jeta ime sipër litarit, fitilin e jetës nuk ma shkurton asnjë litar… veç ma shkurton gjallimin…
Ndokush pas disa ditësh, ndonjë rapsod fshati, ma këndon një këngë…
Nipi vjen, ma heq litarin e kalbur nga vitet. Ma këndon këngën.
Në qentë nip për të qenë.
Në se kjo histori shkon nga babai te i biri e djalë pas djali.
… një përrallë.
Një përrallë që merr jetën mbi të vërtetën.
Ç’ zgjedhim?
7 prill 1938, kishim mundësi të zgjedhim? Jetën a të vërtetën? Cila është ajo që është? Tani, në histori, në perspektivë, në të nesërme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull