Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka sekuestruar 500 kg mish, që rezulton të jetë me salmonelë.
Burime për News 24 bëjnë me dije se 500 kg mish janë sekuestruar nga 2 Fast Food, 3 markete dhe nga një restorant në Vlorë.
Kontrollet u kryen pas aksionit të datës 26 (për të cilin dolën edhe përgjigjet) ku u nënshtrua kontroll në disa subjekte të sugjeruara nga qendra (AKU qëndrore) ndër të cilat në Vlorë rezultojnë pozitiv 6 raste.
Pozitiv kanë rezultuar Fast Food të vendosur pranë shkollave, restorante që shërbejnë mishin si fileto dhe supermarkete.
Është ky konstatimi zyrtar i AKU Vlorë. Ndërsa janë marrë mostra për analizim edhe në subjekte të tjerë, për të cilët pritet përgjigje.
Sipas AKU, kontrolli është kryer në subjektet që ka referuar Tirana duke patur informacionin se ku ishte shpërndarë furnizimi.
Pyetur, për situatën në fabrikat e sallamit, AKU thotë se nuk ka informacion që këto të jenë furnizuar me mish nga kompania e identifikuar me salmonelë.