“Bashkëpunim strategjik për sigurinë”, Rama me Kallas: Lufta nuk është një film bardh e zi i së shkuarës, por kërcënim real! Evropa duhet të forcohet!

1 Minuta Lexim

Bashkëpunimi strategjik për sigurinë, ishte një ndër çështjet e diskutuara në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se lufta është një kërcënim real dhe shtoi se Evropa duhet të forcohet.

“Kemi prekur edhe çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë gjithnjë e më qendrore në politikën e BE.

Dua ta përsëris që në një anketë të fundit në vendet e BE, për popullaritetin e BE, rezulton se pikërisht, që nga 1983, mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë, është më e larta ndonjëherë.

Popujt e Evropës, sot më shumë, e ndjejnë që lufta nuk është film bardh e zi i së shkuarës, por është një kërcënim real që Evropa duhet të forcohet.

Pjesë e këtij angazhimni është edhe Shqipëria, në përmasën e vet. Dua të theksoj se partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen, është hap që pasohet nga të tjera hapa, dhe dialogu do të jetë kosntante e vazhdueshme”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull