Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë

2 Minuta Lexim

Dollari amerikan ka rënë në nivele minimale përballë lekut shqiptar.Kjo vjen si pasojë e tarifave Trump dhe efekteve në tregje . Një dollar është këmbyer gjatë ditës së sotme me 87 lekë më e ulëta e regjistruar në një dekadë.Ndërkohë leku shqiptar vijon të ketë epërsi ndaj euros dhe dollarit.

Dollari amerikan është fundosur përballë lekut. Një dollar  po këmbehet aktualisht në kursin e këmbimit  me 87 lekë niveli më i ulët i regjistruar në një dekadë.Kjo ka ardhur si pasojë e Luftës tregtare të nisur nga Presidenti amerikan Donald Trump  që ka dobësuar ndjeshëm dollarin amerikan në tregjet ndërkombëtare.Luhatje të forta janë përcjellë edhe në vlerën e dollarit në   tregjet ndërkombëtare ku monedha amerikane zbriti  të premten në nivelin më ët ulët të regjistruar që prej vitit 2017.Lëvizjet e fundit të presidentit amerikan kanë krijuar pasiguri të mëdha në treg.Ndërsa Dobësimi I dollarit është një shenjë negative për investitorët ndërkombëtarë të cilët  po e shohin këtë monedhë si të pasigurt për  të ardhurat e tyre. efektet e tarifave Trump të cilat kanë ngjallur pasiguri në ekonominë amerikane dhe frikë për recension

Ndërkohë që Monedha kombëtare vijon të mbiçmohet kundrejt valutave të huaja.Një euro po këmbehet  aktualisht me 99 lekë duke regjistruar nivelin më të ulët  në një muaj…Sipas Bankës së Shqipërisë  luhatjet e kursit të këmbimit pasqyrojnë rritjen e eksportit të shërbimeve të turizmit, rritje e cila ka sjellë dhe reduktimin e ndjeshëm të deficitit të llogarisë korrente në dy vitet e fundit. Paralelisht me to, investimet e huaja direkte, të cilat përbëjnë burimin e kryesor të financimit të deficitit korrent, kanë vazhduar të rriten, e madje në dy vitet e fundit e kanë tejkaluar ndjeshëm këtë të fundit .Po ashtu Raporti i hyrjeve valutore nga investimet e huaja direkte ka gjeneruar një tepricë të vazhdueshmevalute në tregun e brendshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull