Në kontratën prej 6 milionë dollarë, për t’i hequr non grata-n Berishës, firmosur nga Flamur Noka, ka një detaj, që mund t’i marrë më qafë.
Flamur Noka ka firmosur në emër të koalicionit “Shqipëria Madhështore”.
Pra ka firmosur edhe në emër të 25 partive të tjera.
Vetëm se nuk dihet, nëse kryetarët e këtyre partive kanë dijeni për këtë kontratë.
Në të kundërt, do të ishim përballë një shkelje të rëndë ligjore.
Gjë që e thekson edhe aktivistja Evi Kokalari.
“Këto 25 partitë e vogla të koalicionit, në emër të të cilëve është firmosur kontrata e lobimit, dinin gjë çfarë po bëhej dhe që PD-ja po firmoste dhe në emër të tyre, apo është bërë pa dijenin e kryetarëve të tjerë?
Që ta keni të qartë, të gjithë partitë e koalicionit ligjërisht kanë obligim financiar për të gjithë shumën e kësaj kontrate!
Nëse ata s’kanë pasur dijeni, atëherë ky përbën krim më vete”, shkruan Kokalari.