Festivali Ndërkombëtar, ‘Prizren Rock and Blues Music Festival’ në edicionin e tij të tretë do të rikthjë në skenë një ndër grupet më të njohura në Kosovë por jo vetëm “MINATORI”.
Shumë këngë të tyre të kthyera në hite mbeten të paharruara për shumë adhurues të muzikës së tyre. Grupi “Minatori dallohen edhe për tekstet e këngëve.
Një ndër këngët e famshme të grupit “Minatori”, është edhe kënga “A thua ëndërr ishe ti”, por grupi “Minatori”, është një ndër grupet që ka krijuar shumë hite për vitet e 80-ta.Të tjera hite që mund të përmendim janë edhe “Molla me shërbet”, “Mihane”, “Të dua sa Kosovën”. Kurse, vokalist i këtij grupi është Naser Gjinovci
Grupi do të ngjitet në skenën e festivalit, i cili do të mbahet nga data 11-13 korrik 2025 në Prizëren.
Festivali Ndërkombëtar ‘Prizren Rock and Blues Music Festival’ tashmë po kthehet në një traditë dhe ka për qëllim të ruajë elementet e përbashkëta të muzikës ‘rock and blues’, historisë, ndjenjës sublime të dashurisë dhe revoltës.