Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO merr vendimin për Monika Kryemadhin

1 Minuta Lexim

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cakuar ndaj saj.

Kryemadhi qëndron në këtë masë sigurie prej tetorit të vitit të shkuar pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull