Nga Bahri Cani-
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri aktual, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për konsultime kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovë Lumir Abdixhiku.
Deri tani nuk dihet nëse ftesa të ngjashme u ka dërguar edhe partive të tjera, siç janë Partia Demokratike e Kosovës apo Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Por dihet se Kurti më parë është takuar me përfaqësuesit e partive joserbe, e raportohet se ka darkuar diku fshehtë edhe me kreun e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj. Nuk e di pse fshehtë, dhe pse në restorante diku, por kjo ka të bëjë pak me kulturën politike të krijuar në 25 vitet e fundit!
Sidoqoftë, në letrën dërguar Abdixhikut ai i ofron të paktën tre termine për bisedime: të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00. Apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00.
Kurti shkruan në fund se e “mirëpret” përgjigjen e Abdixhikut për këtë takim.
E di që ka shumë të tillë që ndoshta befasohen me këtë ftesë, por personalisht mendoj se pikërisht kjo është rruga më e mirë dhe më e drejtë pas zgjedhjeve, e jo ajo e deklaratave të natës së votimeve kur Kurti quante opozitën me emra kafshësh.
Liderit të partisë që ka fituar më aë ahumti vota i takon të provojë të krijojë koalicionet qeveritare dhe një qeveri të qëndrueshme. Ndërsa partitë e tjera mund të pranojnë apo të refuzojnë këtë ftesë. Këto janë rregullat e veprimit demokratik pas zgjedhjeve.
E nëse Kurti dështon, presidentja mund të mandatojë ndonjë kandidat apo kandidate tjetër, që mund të sigurojë shumicën. Këto janë rregullat kushtetuese…
Shpresoj që sa më shejtë të sqarohen gjërat rreth koalicioneve e shumicave, sepse Kosova ka humbur shumë kohë në numërime e grindje të panevojshme, e çdo vazhdim dëmton vendin.