Kuvendi i Kosovës rrëzon për herë të tretë Albulena Haxhiun si kryeparlamentare

1 Minuta Lexim

Dështon sërish seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Haxhiu nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post. Ajo mori 57 vota pro, katër më pak se 61 të nevojshme.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se në sallë ishin të pranishëm 117 deputetë, nga të cilët 57 pro, 46 kundër dhe 3 abstenim.

Më herët, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, njoftoi se nuk ka marrëveshje konsensuale për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga takimi mes kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive partitë parlamentare.

“Qëndrimet, më sa pamë nga konsultimi, ishin të njëjta”, tha Murati.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull