Kuvendi i Kosovës sërish në ngërç, LVV dështon për zgjedhjen e kryeparlamentarit

1 Minuta Lexim

Ka dështuar edhe seanca e gjashtë e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Edhe këtë të premte, Glauk Konjufca rikonfirmoi propozimin për Albulena Haxhiun si kandidaturën e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentares.

Megjithatë, Haxhiu nuk arriti sërish numrin e kërkuar të votave. Për t’u zgjedhur, i duheshin 61 vota, ndërsa mori 57 pro, 47 kundër dhe 3 abstenime.

Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhet kryetare e Kuvendit as në këtë seancë të gjashtë, e cila u mbyll pa rezultat. Seanca e radhës do të zhvillohet më 27 prill.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull