“LaCivita e ka kuptuar që po e përdorin, është përpara një ‘fatkeqësie’”

2 Minuta Lexim

Ardhja e LaCivita u duk në fillim is një ‘shpëtim’ për demokratët, por realiteti nuk tingëllon kështu.

Sipas analistit Frrok Çupi LaCivita ndodhet përpara ‘një fatkeqësie’ dhe se e ka kuptuar e po e përdorin.

Më tej, ai tha se në rastin më të keq LaCivita nuk mund të ngre një padi për Berishën pasi burgoset nga SHBA.

“Nëse LaCivita do të dinte ‘fluently’ gjuhën shqipe do të ikte natën, ai sot po mëson ku ndodhet. Është tjetër gjë ajo për të cilën ai ka folur dhe ai ka folur në një normalitet për këshilla.

Për 1 vit Soros ka këshilluar Sali Berishën, këshilla sic jepen si të ecte, e ka këshilluar si të mbajë xhaketën, si të mos përdor fjalor injorant. LaCivita i thanë dhe strateg, e gjitha e ka kuptuar se edhe duan ta përdorin, edhe mund të ndodhet në një situatë të vështirë financiare.

Nëse paratë i merr në kosh do të thotë se e ka punën keq, nëse këta nuk ja japin paratë do të thotë se problem është i tij. LaCivita nuk bën dot padi për Berishën sepse në SHBA shkon në burg. Ai ndodhet përpara një fatkeqësie”, tha Çupi në ABC News.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull