Prof. dr. Andonaq Londo emërohet rektori i ri i Kolegjit Profesional të Tiranës

2 Minuta Lexim
Kolegji Profesional i Tiranës e ka filluar dekadën e dytë të veprimtarisë me ndryshime dhe ambicie të reja. Ky institucion 2-vjeçar i arsimit të lartë profesional, dedikuar përgatitjes së teknikëve të mesëm dhe zbatuesve të projekteve, nis etapën tjetër zhvillimit dhe transformimit me rektorin e ri, prof. dr. Andonaq Londo (Lamani).
Rektori i parë dhe i vetëm i dekadës së parë, prof. dr. Luan Karçanaj do të mbajë postin e Presidentit të Nderit në KPT.
Duke kujtuar fillesat dhe rrugëtimin e këtij institucioni, themeluesi Laert Duraj, vlerësoi përkushtimin dhe përpjekjet e bëra ndër vite të stafit, me në krye rektorin Karçanaj, për të ndryshuar jetën e shumë të rinjve.
Edhe pse logoja nuk është më e njohura në treg, Duraj tha se numri i studentëve ka ardhur duke u rritur për shkak të ofertës dhe cilësisë akademike, teksa theksoi mundësitë që ofrohen në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.�
Pas 42 viteve në Universitetin Politeknik të Tiranës, prof. dr. Andonaq Londo zgjodhi të largohet për herë të parë nga ky institucion për të marrë detyrën e rektorit të Kolegjit Profesional të Tiranës. I
diplomuar në 1979-ën në degën Inxhinieri Mekanike dhe i specializuar në fushën e energjive, prof. Londo, përveçse pedagog në UPT, ka mbajtur edhe postin e dekanit gjatë viteve 1999-2003 dhe 2008-2016.
Ndërkohë që Ish-rektori i KPT-së, prof. dr. Luan Karçanaj falënderoi stafin akademik për përkushtimin e treguar në edukimin e të rinjtë me profesionet e duhura, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes administratën dhe mbështetjen e saj në lehtësinë që i ka krijuar për të kryer detyrën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull