Sekretari i PSE Filibeck: Shqiperia ne BE ne 2030. Arben Malaj pergenjeshtron Taulant Ballen per deklaraten e

2 Minuta Lexim
Filibeck: Shqiperia ne BE brenda vitit 2030

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Europianë, Giacomo Filibeck, gjatë një takimi që ka pasur me ministrin Taulant Balla, thotë se Shqipëria do të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë.

“Ne besojmë se fushata zgjedhore që po zhvillohet aktualisht në vendin tuaj për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj nuk është thjesht një fushatë shqiptare, por është një fushatë zgjedhore evropiane.

Ajo ka të bëjë me një zgjedhje: rruga drejt së ardhmes evropiane për qytetarët tuaj, të cilën ne e mbështesim fuqimisht si Partia e Socialistëve Evropianë, apo rruga që ju kthen pas në të shkuarën. Zgjedhja është e qartë”, tha ai.

Reagimi i Arben Malaj

Kjo nuk është e vërtetë dhe është një shërbim i keq. Këto mesazhe thjesht “blihen” nga ata që njihen për shitblerjen e vetvetes për përfitime abuzive vetëm për veten e tyre.
Është një deklaratë e turpshme dhe keqpërdorimi i saj është edhe më i turpshëm.
Besoj se para publikimit të kësaj deklarate të turpshme, duhet të jetë marrë miratimi paraprak i bandave, jo vetëm të Elbasanit, por sidomos të Elbasanit.
Sigurisht që edhe pronarët e lojërave të fatit, të cilët përfitojnë nga qeveria një treg tërësisht informal ku, sipas vetë qeverisë, fitohen çdo vit 150 milionë euro nga këto grupe kriminale dhe rreth 1.3 miliardë euro gjatë gjithë kohës kur qeveria u dhuroi tregun miliarda euro të lojërave të fatit,
duhet të kenë dhënë “no objection”/miratim paraprak, jo vetëm me fjalë por edhe me financime kriminale.
Mungesa e integritetit njerëzor dhe politik po bëhet një sëmundje kanceroze për demokracinë tonë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull