Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Kjo është vizita e parë e Kallas në Shqipëri, pjesë e një turi të saj në rajon.
Më herët, Kaja Kallas zhvilloi një takim edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Gjatë vizitës, Kallas dhe Kryeministri Rama morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI). Marrëveshja ka si objekt mbështetje financiare për projekte infrastrukturore në rajon, me fokus në zhvillimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Ky projekt synon të kontribuoni në përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjeve rajonale.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kaja Kallas do të zhvillojë takime të tjera me figura të larta të Qeverisë Shqiptare, përfshirë ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Po ashtu, ajo do të marrë pjesë në Forumin e Dialogut Shqipëri-BE për Politikën e Sigurisë, një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.
Vizita e Kajas vjen pas takimeve të saj të mëparshme në Mal të Zi, ndërsa ndalesa e fundit e saj në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Bosnje e Hercegovinë.