Nga Çapajev Gjokutaj-
Tinka Kurti përfundon në një shtëpi pleqsh. Ky lajm, i publikuar 4 – 5 ditë të shkuara u bë shkak diskutimesh publike në rrjet dhe në disa televizione dhe gazeta. Turp për shtetin që e la aktoren e madhe të përfundojë në azil, thoshte njera palë. Të shkosh në një shtëpi komode pleqsh, kur je i moshuar dhe mbetej vetëm, është zgjidhje më e mirë sesa të vuash vetminë mes katër mureve të shtëpisë tënde, thoshte pala tjetër.
Vetë aktorja e shquar tha se vajti në shtëpinë e pleqve si pasojë e humbjes tragjike të të birit 8 vjet të shkuar dhe shtoi se në fillim donte të ikte sa më parë, por tani po i pëlqen se në vendbanimin e ri “ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur”.
et e specilizuara, por vështirë se bën dobi të absolutizosh vetëm njerin e të mohosh tjetrin. Rrethanat bëjnë që dikujt t’i dalë më mirë në familje, kurse dikujt në institucion kujdesi.
Në vend që të ngushtojmë mundësinë e zgjedhjes vetëm në një alternativë dhe s’ka tjetër, mund të diskutojmë e të kërkojmë që të ketë më shumë se dy alternativa, dmth krahas qendrimit në familje apo në shtëpi të moshuarish, të ketë psh më shumë qendra ditore të moshuarish, më shumë hapsira publike e aktivitete për socializimin e tyre, për ofrimin e kujdesit shëndetësor etj.
Dhe mbi të gjitha, në raste të tilla do kishte më shumë dobi nëse do diskutohej konkretisht edhe për standartet e atyre pak shtëpive të moshuarish që kemi. Si është shërbimi, sa arrihen standardet bashkëkohore, ç’duhet bërë që çmimet e qendrimit në shtëpi të tilla të jenë të arritshme nga shumica e të moshuarve etj. Muaj të shkuar, kur në një qendër të moshuarish në Tiranë një plak vrau shokun e dhomës, diskutimet nxorrën në shesh se disa nga të moshuarit mbaheshin të lidhur dhe i zgjidhnin vetëm kur të afërmit vinin për vizitë.
Në një kohë që në mes të Tiranës ka institucione të këtij niveli çnjerëzor, s’para pijnë ujë filozofimet. Me paret që mblidhen nga taksat tona paguhen lloj lloj inspektoriatesh që duhet të bëhen garant për standarde bashkëkohore shërbimesh dhe të mos ndodhë që i moshuari të shuhet mbi të pëgërat e veta.
Ky garantizëm nuk është sadaka por borxh, nuk është thjesht detyrim moral po borxh në kuptimin literal të fjalës. Që të bindesh për këtë mjafton të kujtosh vetëm ç’ka përfituar e çfarë vazhdon të përfitojë shoqëria e sotme vetëm nga hidrocentralet e ndërtuara prej këtij brezi.