Nga Auron Tare-
Një datë shumë e rëndësishme në historinë shqiptare të shek XX.
Në praninë e Misioneve Ushtarake Aleate, Britanike, Amerikane dhe Sovjetike u organizua Kongresi i Përmeti nga Fronti Nacional -Clirimtar ku pati disa vendime të rëndësishme që përcaktuan fatin e mëvonshëm politik të vendit.
Nuk do të lejohej kthimi i Mbretit Zog në Shqipëri
U krijua një organ i ri qeverisës – Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar, që funksiononte si një lloj qeverie e përkohshme.
U zgjodh Enver Hoxha si Kryetar i Qeverisë së përkohshme –
Enver Hoxha u emërua gjithashtu edhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Kongresi legjitimoi Partinë Komuniste si forca udhëheqëse politike dhe ushtarake në vend.
Njësitet partizane u kthyen në forca të rregullta ushtarake dhe u vendosen Gradat dhe uniformat”
Në mos për hir të historisë të paktën për turizmin kulturor historia e Kongresit të Përmetit duhet të jetë pjesë e tërheqjes dhe tureve historike në këtë trevë të Sqipërisë së Jugut.