Aksident i rëndë në aksin rrugor Himarë-Qeparo, përplasen dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor

1 Minuta Lexim

Dy të aksidentuar me motor janë regjistruar në aksin rrugor Himarë-Qeparo.

Dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër që udhëtonte po në atë rrugë dhe për pasojë ata janë rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda në trup.

Policia e Himarës si dhe ambulanca kanë mbërritur, ndërkohë që të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Sarandës ku ndodhen në gjendje të rëndë (gruaja).

Policia po merr ne pyetje drejtuesin e makinës tjetër për të zbuluar dhe shkakun e aksidenti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull