Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit.
Rama ka rrëfyer edhe bisedën me Emar Brook, ndërsa zbulon se ky i fundit jo vetëm që e ka uruar për fitoren e mandatit të katërt, por edhe i ka thënë me shaka se në Tiranë “erdhi që ta vriste”.
“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!
Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër!”, shkruan Rama.