Sali Berisha ka sulmuar sërish kryetaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, pas paraqitjes së tij tek prokurorët e SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje”.
Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti gjyqtaren “mashtruese ordinere e pacipë”. Ai akuzoi Gjokën se ka mashtruar institucionet shqiptare në disa raste.
“Kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka është një mashtruese ordinere e pacipë, subjekt i ligjit. Ajo i ka thënë motrës së Belinda Ballukut në formular, se nuk është dënuar. Më 2003, kjo gjyqtarja ka firmosur tek noteri, ka firmosur prokurë, duke u paraqitur si bashkëshortja e një shtetasi, ndërsa certifikata e martesës është tre vite më pas. Ajo ka gënjyer shtetin shqiptar për dëbimin nga Greqia. Ka marrë prokurë për të hequr masat. Gjoka është dënuar me burg në Janinë”, tha Berisha.