“Delikuente dhe e pafytyrë”, Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: E dënuar në Greqi për falsifikim, vendimet e saj nul

1 Minuta Lexim

Pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”, Sali Berisha ka sulmuar ashpër gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj saj, duke e cilësuar si të dënuar më parë dhe të përfolur për korrupsion.

“Njeriu që kryeson Gjykatën Speciale shqiptare ishte një delikuente e pafytyrë, e pamoralë, e pakarakter e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama.

Irena me 5 mbiemra është dënuar, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, rezulton se më 2005 është dënuar nga Kolegji Penal i Janinës me burg e gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar si kryetare e Gjykatës Speciale nga Rama e Balla dhe është keqpërdorur nga Altin Dumani. Ajo ka fshehur dënimin.

Vendimet e saj bëhen automatikisht të pavlefshme. Është dënuar për falsifikim. Është turp i Ulsi Manjës, që në regjistrimet telefonike, rezulton se përpos se 500 mijë nga emigranti, i kërkonte çantën Luis Vuiton. Manja tha se çantën e do për tjetërkënd, por nuk po i hyj intimiteteve”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull